Muminoviq dhe Loxha i sigurojnë dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore “Athina 2019” Foto: Ilustrim

Xhudistet s’kanë të ndalur, Loxha i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë në Athinë

23 March 2019 15:41
17:27

Xhudistet kosovare kanë lënë shenjën e tyre në Kupën Evropiane për Juniore “Athina 2019” që është zhvilluar sot duke arritur sukses kulminant.

Pas Erza Muminoviqit medaljen e artë e arriti edhe Flaka Loxha, kjo në kategorinë 57 kilogramë, transmeton Koha.net.

Në finale Loxha e mposhti xhudisten austriake, Lisa Grabner.

E këtij suksesi i është gëzuar Driton Kuka, i cili ka lavdëruar paraqitjet e xhudisteve në Athinë.

“Greqia sot për të dytë herë me himn e flamur të shtetit tonë po njoftohet. Flaka Loxha e shkëlqyeshme sot. E artë 57 kg”, ka shkruar Kuka.

16:36

Muminoviq e artë në Athinë

Xhudistja Erza Muminoviq ka shkëlqyer në Kupën Evropiane për Juniore “Athina 2019”.

Ajo arriti ta rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, transmeton Koha.net.

Në finale ajo e mposhti xhudisten nga Austria Jacqueline Springer.

Në garë për të artën është edhe Flaka Loxha, e cila në finale do ta ketë përball xhudisten austriake Lisa Grabner, në kategorinë 57 kilogramë.

15:41

Muminoviq dhe Loxha i sigurojnë dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore “Athina 2019”

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane të xhudos, për Juniore, që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Muminoviq është në finale të kategorisë -48 kg, ndërsa Loxha në finale të kategorisë -57 kg.

Ndërsa, Laura Fazliu (-63 kg) është në luftë për medaljen e bronztë pasi pësoi humbje në gjysmëfinale.

Muminoviq dhe Loxha shënuan nga tri fitore, ndërsa Fazliu dy./KosovaPress

Komentet

Shto koment

Të ngjashme