FSHF shkarkon trajnerin Panucci Foto: FSHF

FSHF shkarkon trajnerin Panucci

23 March 2019 09:50

Pas rezultateve jo të kënaqshme, sidomos me humbjen e ndeshjes së parë për kualifikimet e Euro2020 mbrëmë nga Turqia, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan në njoftimin e FSHF-së, transmeton Koha.net.

“Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, njofton FSHF.

Në humbjen e mbrëmshme nga Turqia me rezultat 2 me 0, në disa raste ka pasur kore fyese ndaj Panuccit nga tifozët shqiptarë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Panucci me Shqipërinë në katër ndeshjet e fundit kishte katër humbje, nuk realizoi asnjë gol ndërsa pësoi dhjetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme