Sport

Testi i kaluar “Danimarkë”, i është dashur Kosovës

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Pasi shënoi gol me goditje nga pika e bardhë, ylli Christian Eriksen vrapoi për të nxjerrë topin menjëherë nga rrjeta. Kishte nguti te danezët në ato çaste, që në letër ishin favorit të mëdhenj përballë Kosovës. Nuk ishte nguti që eventualisht të bëhej edhe më e thellë fitorja ndaj Kosovës “inferiore”. Ishte nguti për të shmangur humbjen.

Eriksen shënoi për 1:1 në mesin e pjesës së dytë, por Kosova menjëherë kaloi në epërsi 2:1. Prapë danezët ndoqën rezultatin dhe fare në fund (90+1') ia dolën t’i barazojnë shifrat në 2:2, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pakkush mund ta ketë parashikuar këtë rezultat nga miqësorja e luajtur të enjten mbrëma në atmosferë madhështore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Danimarka është emër i madh në futbollin evropian dhe bindshëm përfaqësuesja më e madhe ndaj së cilës Kosova ia ka dalë të marrë rezultat pozitiv.

Kështu që barazimi 2:2 me Danimarkën vlerësohet rezultati më i madh i Kosovës deri më tash. Ndër të tjera Danimarka ka kaluar grupin në botërorin e vitit të kaluar dhe është e dhjeta në ranglistën e FIFA-s.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)