Sport

Pas 15 vjetësh, një trajner i huaj në basketbollin e femrave

Ahmet Furkan Saglik është trajneri nga Turqia, që do të drejtojë ekipin e Bashkimit deri në fund të këtij edicioni në Ligën e Femrave të Kosovës.

Klubi nga Prizreni, të mërkurën ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin Saglik, i cili të premten do të nisë punën me ekipin kampion, shkruan Koha Ditore.

30-vjeçari në stolin e Bashkimit do të debutojë këtë fundjavë, kur ekipi nga Prizreni e pret në shtëpi Penzën e Pejës, në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Saglik në këtë post ka zëvendësuar Edin Kërveshin, që ditë më parë dhe dorëheqjen, dhe është i huaji i parë në basketbollin e femrave që nga viti 2004 kur ish-Universiteti, tash Prishtina, mbylli një sezon të suksesshëm me kroatin Zheljko Cigllar në krye....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)