“Dardanët” shtrëngohen mirë për ndeshjen më të fortë, të paktën fizikisht Foto: Driton Paçarada / KD

“Dardanët” shtrëngohen mirë për ndeshjen më të fortë, të paktën fizikisht

Tahir Sopi Tahir Sopi 21 March 2019 08:20

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka marrë me sportivitet deklaratën e kolegut danez, Age Hareide, që bëri bujë duke thënë se miqësorja në Prishtinë do të jetë vetëm një stërvitje e radhës për ekipin e tij.

Trajneri zviceran është i bindur se Hareide nuk ka menduar ta nënçmojë Kosovën, por ka shtuar se nëse vërtet ka menduar ashtu, atëherë të përzgjedhurit e tij duhet të vrapojnë shumë.

"Nëse për Danimarkën kjo ndeshje është stërvitje, atëherë për Kosovën është seancë vrapimi", ka thënë Challandes të mërkurën në konferencën për shtyp, duke iu referuar faktit se lojtarët e tij duhet të vrapojnë si asnjëherë më parë për të ndalur një ekip si Danimarka.

Danimarka, aktualisht e dhjeta në ranglistën e FIFA-s, vlerësohet se është rivalja më e fortë e Kosovës deri më tash, të paktën në aspektin fizik.

Miqësorja do të zhvillohet të enjten (sot, 19:00) në stadiumin "Fadil Vokrri" dhe është ndeshja e parë e këtij viti për të dyja ekipet dhe e vetmja para atyre eliminatore, që i luajnë pak ditë më vonë. Kosova e pret Bullgarinë më 25 mars, kurse Danimarka i shkon Zvicrës një ditë më vonë, më 26...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme