Në bileta për ndeshjen Kosovë-Danimarkë ora e lojës është e shtypur gabim Foto: Koha

Në bileta për ndeshjen Kosovë-Danimarkë ora e lojës është e shtypur gabim

20 March 2019 22:29

Ora e nisjes së miqësores së futbollit Kosovë-Danimarkë është shënuar gabimisht në biletat për ata që duan ta ndjekin nga afër ndeshjen.

Fotografi të shumta të biletave kanë treguar se në to shkruan se ndeshja fillon në orën 18:00, por në fakt ndeshja nis një orë më vonë.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë të ditur se biletat për miqësoren dhe ato për ndeshjen kualifikuese për Evropian, me Bullgarinë, ishin shitur për pak orë.

Biletat në ndeshjet e fundit janë shitur përmes një platforme online, pas telasheve që ishin shfaqur me shitjen e tyre nëpër pika të ndryshme në praktikën e mëparshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme