Sport

Arbitri gjerman ndan drejtësinë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë e Turqisë

Arbitri gjerman ndan drejtësinë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë e Turqisë

Arbitri gjerman Tobias Shtiler do të jetë ai që do të gjykojë ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit të futbollit 2020.

Kuqezinjtë po përgatiten për debutimin e një fushate ku synojnë të marrin pikë dhe një vend të rëndësishëm për finalet e turneut kontinental, dhe prova e parë do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45 në Shkodër.