Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është lënë jashtë ekipit zviceran për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 për shkak të një lëndimi.
Federata e Futbollit në Zvicër ka thënë se ai ka lëndim në ijë dhe kjo u vërtetua pas testimeve të hënën.
Ylli i Liverpoolit u largua nga kampi dhe nuk do të paraqitet të shtunën ndaj Gjeorgjisë e as edhe ndaj Danimarkës tre ditë më pas.
Shaqiri ka shënuar gjashtë gola në 28 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, por s’ka luajtur për ekipin e Kloppit që nga 24 shkurti.