Lenjani s’luan për Shqipërinë deri sa aty është Panucci

Lenjani s’luan për Shqipërinë deri sa aty është Panucci

18 March 2019 19:05

Ermir Lenjani, anësori i kombëtares shqiptare, ka thënë se më s’do të luajë për Shqipërinë deri sa aty të jetë përzgjedhës Christian Panucci.

Në një postim në Facebook, Lenjani ka thënë se meriton më shumë respekt dhe se po injorohet vazhdimisht nga italiani, por “atij po i bie në mend që Lenjani luan tek pasi po lëndohen 4-5 lojtarë”.

“Faleminderit, por jo”, ka thënë ai për këtë ftesë.

Në fund të postimit ai ka thënë se do të jetë gjithmonë i Shqipërisë, teksa Panuccin e ka quajtur kalimtar.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, thuhet në postim të tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme