Sport

Icardi “ngacmon” Milanin pas fitores së Interit

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka deklaruar se Milani është vetëm zi e kaltër pasi skuadra e tij fitoi “Derby Della Madonnina” të dielën.

Argjentinasi nuk u paraqit as të dielën për Interin, por nuk ka hezituar të ngacmojë rivalët e qytetit pas fitores 3 me 2.

“Milani është vetëm zi e kaltër”, ka shkruar 26-vjeçari në një postim në Instagram si përshkrim të një fotografie ku Katedralja në Milano është e ngjyrosur me ngjyrat e Interit.

Numri 9 i Interit nuk ka luajtur që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 14 shkurt.

View this post on Instagram

Buongiorno Milano ?⚫️? #MI9

A post shared by Mauro Icardi - MI9 (@mauroicardi) on