Sport

Pepe i pasigurt për të ardhmen e tij

Foto: Reuters

Sulmuesi i Lillet, Nicolas Pepe ka pranuar se nuk është i sigurt se ku do të luaj edicionin e ardhshëm, përkundër spekulimeve se për shërbimet e tij interesohen skuadrat e mëdha të Evropës, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, këtë edicion ka impresinuar me paraqitjet e tij, duke shënuar 17 gola dhe asistuar dhjetë herë në Ligue 1.

“Për momentin jam i fokusuar ta mbylli edicionin me Lillen dhe pastaj në verë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Me këtë punë po mirret menaxheri im, pasi e di shumë mirë që nuk kam ndonjë klub të preferuar për të vazhduar karrierën”, ka thënë 23-vjeçari Pepe.

Krahas Barcelonës, interesim për të kanë shfaqur edhe Bayerni, Tottenhami, Arsenali e Wolverhamptoni.