Sport

Ospina dërgohet direkt në spital pas lëndimit në fushë

Portieri i Napolit, David Ospina, është dërguar në spital pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e skuadrës së tij me Udinesen.

Kolumbiani u lëndua në fillim të takimit, ndërsa vazhdoi ndeshjen.

Por pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Ospina kolapsoi.

30-vjeçari kishte të lidhur kokën pas lëndimit të hershëm.

Ekipi mjekësor i Napolit vrapoi menjëherë drejt Ospinas.