Hamilton, i parë në provat të Çmimit të Madh të Australisë Foto: Reuters

Hamilton, i parë në provat të Çmimit të Madh të Australisë

16 March 2019 18:25

Lewis Hamilton nuk ka lejuar të ndodhë ndonjë befasi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë.

Nga pole-position, në garën e parë të sezonit të ri të vitit 2019, në Formula 1, do të niset kampioni në fuqi i botës, Hamilton, transmeton KTV.

Piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e Albert Park, me kohën 1 minutë 22 sekonda e 44 të mijtat.

Për Hamiltonin, ky ishte pole-position i tetë në Australi, më shumë se kushdo tjetër, duke e barazuar edhe rekordin e legjendës Michael Schumacher në Suzuka dhe Ayrton Senna.

Ai la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, që u pozicionua në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme