Sport

Solskjaeri kërkon përforcime, refuzon të flasë për Balen

Foto: Reuters

Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të ditur nevojën e transferimeve te Manchester Unitedi, por ka refuzuar të flasë për një transferim të mundshëm të Gareth Balet, që është lidhur me një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.

Uellsiani, ka vite që lidhet me një kalim te Manchester Unitedi, por Solskjaer nuk ka dashur të flasë specifikisht për të, transmeton KTV.

“Unë vërtet nuk mund të komentoj për Gareth Bale-in apo për emra tjerë specifikë, pasi që ata janë në pronësi të klubeve tjera. Por, ne duhet të kërkojmë lojtarë cilësorë, definitivisht, dhe lojtarë që mund të na përmirësojnë si ekip”, deklaroi Solskjaer.