Katër shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës, kthehet Mehmedi

Katër shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës, kthehet Mehmedi

15 March 2019 18:10

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të premten e ka bërë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pjesë e ekipit të Zvicrës janë katër futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi. Ky i fundit është kthyer pas një kohe të gjatë te Kombëtarja zvicerane, transmeton KTV.

Por, jashtë listës së Petkoviqit ka mbetur sërish mbrojtësi i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj. Mbrojtësi i krahut ka kohë që kërkohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës.

"Për mua është e rëndësishme që të gjithë të punojmë maksimalisht, sepse kemi dy ndeshje të vështira para nesh. Duhet të jemi të përqendruar në të dyja ndeshjet. Ne jemi duke bërë përpjeke për t’i arritur qëllimet tona, me 23 lojtarët më të mirë në këtë moment”, ka thënë Petkoviq për faqen zyrtare të Federatës zvicerane të Futbollit.

Përgatitjet për dy ndeshjet e para kualifikuese, Zvicra do t’i nisë të hënën.

Ndeshjen e parë, Zvicra do ta zhvillojë më 23 mars kundër Gjeorgjisë, kurse pas tre ditësh ndaj Danimarkës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme