Sport

Real Madridi teston Chelsean për Hazardin

Eden Hazard është objektivi kryesor i Real Madridit këtë sezon.

Sipas “The Sun”, madrilenët kanë përgatitur ofertën e parë për yllin belg.

Drejtuesit e klubit spanjoll tashmë kanë nisur bisedimet me krerët e Chelseat, të cilëve u kanë ofruar mbi 70 milionë funte, për t’i siguruar shërbimet e Hazardit, transmeton KTV.

‘Los Blancos’ synojnë të bëjnë Eden Hazardin nënshkrimin e dytë pas zyrtarizimit të mbrojtësit të Portos, Eder Militao.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe deri më tani, ka hedhur poshtë dy oferta për rinovimin e kontratës.