Gareth Bale dëshiron të pensionohet si futbollist i Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të mediave se ai do të largohet nga gjiganti spanjoll.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jonathan Barnett, në një intervistë për BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai dëshiron të luajë gjatë gjithë karrierës së tij për Real Madridin”, ka thënë Barnett, transmeton KTV.
29-vjeçari është kritikuar shumë nga mediat spanjolle, tifozët e Redal Madridit dhe madje disa lojtarë për dështimin e tij.
Futbollisti i Uellsit është që nga viti 2013 pjesë e Real Madridit, derisa në La Liga, këtë edicion, ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 21 paraqitje.