Sevilla shkarkon trajnerin pas eliminimit nga Liga e Evropës Foto: Reuters

Sevilla shkarkon trajnerin pas eliminimit nga Liga e Evropës

15 mars 2019 14:37

Sevilla ka shkarkuar trajnerin Pablo Machin një ditë pas eliminimit nga Liga e Evropës nga Slavia e Pragës.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e La Ligas spanjolle të premten në faqen zyrtare, transmeton Koha Ditore.

Në krye të skuadrës është vendosur drejtori i futbollit Joaquin Caparros deri në fund të stinorit.

Sevilla u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Evropës nga Slavia e Pragës pas lojës shtesë të enjten mbrëma.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme