Ronaldo kthehet në përfaqësuese

Ronaldo kthehet në përfaqësuese

15 March 2019 14:34

Cristiano Ronaldo është ftuar në përfaqësuese të Portugalisë për herë të parë që nga Botërori i vitit të kaluar.

Sulmuesi 34-vjeçar nuk ishte përfshirë në përfaqësueses në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, transmeton Koha Ditore.

Ronaldo mban rekordin e Portugalisë si për paraqitje me 154 sosh ashtu edhe për gola me 85. Portugalia do të luaj me 22 mars në eliminatore për Euro 2020 kundër Serbisë në Lisbonë dhe tri ditë më vonë kundër Ukrainës.

"Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ai po kthehet në përfaqësuese. Çdo ekip është më i fortë me të", ka thënë seleksionuesi i Portugalisë, Fernando Santos.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme