Slavia Praga eliminon Sevillën në vazhdimet dramatike

Slavia Praga eliminon Sevillën në vazhdimet dramatike

14 March 2019 23:30

Slavia Praga ka eliminuar Sevillën nga Liga e Evropës duke e mposhtur pas vazhdimeve.

Fitorja e ekipit çek erdhi në formë dramatike dhe pas një goleade.

Edhe ndeshja e dytë, sikur e para, u mbyll 2 me 2.

Takimi shkoi në vazhdime ku Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 98-të përmes Vazquezit. Slavia Praga barazoi me Van Buren katër minuta më pas. Teksa pritej që takimi të çonte Sevillën në çerekfinale, në minutën e 119-të, Simon Kjaer realizoi autogol duke i dhënë fitoren Pragës 4 me 3.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme