Sport

Kosova sulmon Bullgarinë me ekipin që shkëlqeu ndaj Azerbajxhanit

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, të enjten (sot) do ta bëjë publike listën për dy ndeshjet e këtij muaji.

Në listën e tij nuk pritet të ketë shumë ndryshime, e aq më pak ndryshime do të ketë në formacionin për ndeshjen e parë eliminatore të "Euro 2020" kundër Bullgarisë, që zhvillohet më 25 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës, në kuadër të Grupit A.