Spursat synojnë uellsianin, por vetëm në formë huazimi për një vit
Njëri nga humbësit më të mëdhenj, në rikthimin e Zidanet te Real Madridi, vlerësohet sulmuesi uellsian Garetjh Bale.
Francezi synon revolucion në skuadër dhe bale-i, nuk është nga të pëlqyerit e tij për sezonin e ri, shkruan gazeta AS.
E ardhmja e Balet, sipas gazetës është Premier Liga dhe ish-ekipi i tij Tottenham Hotspur, me kryetarin Daniel Levy, që dëshiron rikthimin e tij, transmeton koha.net.
Spursat nuk kanë para mjaftueshëm për ta blerë menjëherë, andaj ata synojnë ta kthejnë uellsianin në formë huazimi për një vit dhe për t’i paguar atij vetëm pagën vjetore prej 12 milionë eurosh.