Sport

Emery fton Xhakën të gjuajë më shpesh nga distanca

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka ftuar mesfushorin Granit Xhaka që të gjuajë më shpesh nga distanca gjatë ndeshjeve, përcjell sajti anglez “talkSport” të hënën.

Xhaka, 26-vjeçar, shënoi golin e epërsisë në fitoren 2:0 ndaj Manchester Unitedit, pasi befasoi portierin David De Gea me një gjuajtje me efe prej rreth 25 metrave. Për Xhakën, ky ishte goli i katërt kampional këtë edicion në 25 paraqitje. Ai u aktivizua gjatë tërë ndeshjes kundër Manchesterit, që pësoi humbjen e parë në Premier League që prej emërimit trajner të Ole Gunnar Solskjaerit në dhjetor.

Sipas Emeryt, Xhaka me gjuajtje më të shpeshta do të mundë t'i siguronte më shumë pikë e më shumë fitore skuadrës londineze që po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht Arsenali është i katërti me 60 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes Manchester Unitedin (58) dhe Chelsean (57), ekipe që gjithashtu po kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

“Unë kam vetëm një vit si trajner i Arsenalit dhe mund të them se Xhaka është specialist i gjuajtjeve të tilla. Ai mund të gjuajë pothuajse nga secila pozitë në fushë, pavarësisht distancës. Kjo edhe është arsyeja që Xhaka është i veçantë”, ka insistuar Emery... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)