Sport

Lewandowski mund të pensionohet te Bayerni

Lewandowski mund të pensionohet te Bayerni
 

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka lënë të hapur mundësinë që të mbyllë karrierën e tij te skuadra kampione e Gjermanisë, Bayern Muenchen, transmeton koha.net.

"Çdo gjë po shkon mirë, jam duke u ndjerë mirë dhe jam i kënaqur. Unë mund të luaj në nivelin më të lartë edhe pesë apo shtatë vite. Unë kam luajtur tash e sa kohë për Bayernin dhe është një nga klubet më të mëdha në botë. Nëse luan për Bayernin atëherë ka pak opcione për të kaluar në një nivel më lartë sa i përket klubeve", ka thënë Lewandowski përcjell "Die Welt".