Lojtarët e Kosovës shpërthejnë në kohën e duhur

Lojtarët e Kosovës shpërthejnë në kohën e duhur

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 11 March 2019 08:51

Sinjalet më të mira të mundshme i ka pranuar nga një pjesë e lojtarëve të tij përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Muaji aktual vlerësohet me shumë peshë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll për faktin se ajo nis një periudhë të re - atë të kualifikimeve për "Euro 2020".

Në kualifikime shpresohet që Kosova të konfirmojë ngritjen që e shfaqi në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Dhe një javë para grumbullimit për ndeshjet e muajit mars, lojtarët e Kosovës kanë treguar formë shumë të lartë.

Plot gola e asistime kanë ofruar lojtarët kryesorë të Kosovës, ata që pritet të udhëheqin "dardanët" në ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë. Ndeshja e 21 marsit ndaj Danimarkës është miqësore, kurse me atë të 25 marsit ndaj Bullgarisë nisin kualifikimet e Kosovës për "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Nëse merret për bazë kjo fundjavë, atëherë shënimi i golave nuk duket të jetë brengë për përzgjedhësin Challandes dhe shtabin teknik që e udhëheq ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme