Lideri i Superligës, Feronikeli, ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjilanit 3 me 0 për të mbajtur diferencën prej pesë pikësh nga pozita e dytë.
Kastriot Rexha shënoi dy herë dhe një gol tjetër e realizoi Mevlan Zeka për fitoren e 16-të këtë edicion.
Në xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës edhe Prishtina ka mposhtur Kekun si mysafire me golat e Miftarajt dhe Dallkut. Te Keku shënoi Qerimi.
Feronikeli mbetet lider me 52 pikë në tabelë, i ndjekur nga Prishtina e Llapi që kanë nga 47 pikë në tabelë.