Sport

Barça mposht Vallecanon

Descriptive Text

Barcelona ka shënuar fitore në sfidën e sotme ndaj Rayo Vallecanos.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes De Tomasit, që shënoi në minutën e 24.

Por, Barça barazoi shifrat kur po luhej minuta e 38 përmes Piques. Për të asistoi Messi, i cili në minutën e 50 ia dha epërsinë Barcelonës.

Golin e fundit e shënoi Luis Suarez në minutën e 82.

Në krye të tabelës Barcelona ka 63 pikë, derisa Rayo Vallecano në vendin e parafundit ka 23 pikë.