Sport

Ardian Ismajli mbetet te Hajduku

Foto: HNK Hajduk Split

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, e ka vazhduar kontratën me Hajdukun e Splitit, deri në vitin 2022.

Lajmin për vazhdimin e kontratës me ish-mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës e kanë bërë të ditur mediumet kroate, transmeton KTV.

22-vjeçari nga Kosova kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, por i qëndroi besnik skuadrës elitare nga Kroacia deri në vitin 2022.

Me fanellën e Hajdukut, këtë edicion, Ismajli ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje të elitës së futbollit kroat.

Në të kaluarën, qendërmbrojtësi ka luajtur edhe për 2 Korrikun e Prishtinës dhe Prishtinën.