Robert Lewandowski sot ka vendosur një rekord në Bundesligë.
Në fitoren prej 6 me 0 ndaj Wolfsburgut sulmuesi polak arriti të shënojë dy gola, për t’u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në Bundesligë, transmeton Koha.net.
Me dy golat e sotëm ai arriti në kuotën e 197 golave në Bundesligë, duke lënë prapa Claudio Pizarron që ka 195 gola, shkruan Goal.
30 vjeçari 123 gola ka shënuar në fanellën e Bayernit, kurse 74 të tjera i kishte shënuar te Dortmundi gjatë sezoneve 2010-2014.
Top treshen e golashënuesve më të mirë të huaj në Bundesligë e mbyll Giovane Elber me 133 gola.