Bayerni vendos ta blejë kartonin e Jamesit

Bayerni vendos ta blejë kartonin e Jamesit

09 March 2019 17:31

Bayern Munich nuk do ta lejojë largimin e James Rodriguezit.

Ylli kolumbian, që është i huazuar nga Real Madridi, qe dy vjet te “bavarezët”, me të drejtë blerjeje, do të nënshkruajë kontratë të përhershme me gjermanët, transmeton KTV.

Krerët e klubit gjerman kanë vendosur t’i paguajnë klauzolën prej 42 milionë euro Real Madridit, për ta mbajtur kolumbianin.

James, në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar tri gola dhe ka gjashtë asistime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme