Sport

Në Ferizaj derbi më i madh i hendbollit

Derbi më i madh në hendbollin kosovar mes Kastriotit e Besa Famgasit luhet të shtunën (nesër) nga ora 19:00 në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj.

Derbi luhet në kuadër të javës së 20-të të Superligës A për hendbollistë. Skuadra pejane Besa ka dominuar hendbollin kosovar në vitet e fundit duke mbledhur të gjithë trofetë, por këtë edicion Kastrioti i Ferizajt po e rivalizon fuqishëm, transmeton Koha Ditore.

Madje Kastrioti prinë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Besa. Kastrioti javë më parë e mposhti Besën në Ferizaj, kurse ndeshjen e luajtur në vjeshtë në Pejë e kishte fituar Besa.

Të shtunën janë edhe dy ndeshjet tjera të Superligës A: Vëllaznimi - Prishtina (18:00), Vushtrria - Drita (15:00).

Në Superligën B luhet java e 19-të. Dy ndeshjet zhvillohen të shtunën (nesër): Trepça - Samadrexha (18:30), Drenica - Zhegra (16:00). Te femrat luhet java e 11-të kurse derbi vlerësohet ndeshja Istogu - Kastrioti, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00.