Futbollit i hapen shumë fronte në “fazën delikate”

Futbollit i hapen shumë fronte në “fazën delikate”

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 08 March 2019 08:08

Në kohën kur futbolli në Kosovë është dukur se po kalon momente të qeta, gati përnjëherë janë hapur shumë çështje që kanë të bëjnë me futbollin, por që sportin numër një e lënë në plan të dytë.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) vlerësojnë se futbolli në vend është në momentin më të mirë të tij, por, po ashtu, e cilësojnë delikate fazën aktuale, shkruan sot Koha Ditore.

Vlerësohet fazë delikate pasi kanë mbetur edhe pak ditë para se Përfaqësuesja e Kosovës të nisë kualifikimet për "Euro 2020". Cikli i ardhshëm eliminator vlerësohet të jetë test për të parë rritjen e Përfaqësueses, të proklamuar shumë pas suksesin në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Por "frontet e hapura" në ditët e fundit, që po sfidojnë nga brenda futbollin kosovar dhe FFK-në, kanë bërë që për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë të flitet më pak.

Ndeshja e 21 marsit ndaj Danimarkës është miqësore, ndërsa ajo e 25 marsit ndaj Bullgarisë është e para e eliminatoreve për "Euro 2020". Të dy ndeshjet luhen në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Emri i ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, legjendës Fadil Vokrri, është përfshirë në debatin e fundit që udhëheqjes aktuale të Federatës ka gjasë t'i krijojë kundërshtarë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme