Sport

Arsenali befasohet nga Rennesi në Ligën e Evropës, mposhtet me dy gola dallim

Foto: Reuters

Arsenali është befasuar duke pësuar humbje 3 me 1 nga Rennesi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Alex Iwobi kaloi “Topçinjtë” në epërsi në minutën e katërt, por Bourigeaud, Sarr dhe një autogol i Nacho Monrealit përmbysën gjithçka në të mirë të francezëve vendas.

Arsenali tani synon përmbysjen në Londër në javën e ardhshme.