Zgjatet lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.
E ardhmja e Massimiliano Allegrit te Juventusi mbetet në dyshim të madh dhe një eliminim nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, do ta bënte më të sigurt largimin e tij nga Torino.
Antonio Conte dhe Zinedine Zidane janë dy favoritët për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, por sipas gazetës së afërt klubin torinez, Tuttosport edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps është në listën e presidentit Andrea Agnelli, transmeton kp.
Deschamps ka luajtur për Juventusin dhe ka qenë trajneri kësaj skuadre në sezonin 2006/2007, kur Juve kishte luajtur në Serie B.