Sport

Pa Januzajn, Sociedadi “është i vdekur” në sulm

Pa Januzajn, Sociedadi “është i vdekur” në sulm

Pavarësisht lëndimeve që ka pasur këtë edicion, Adnan Januzaj gjithnjë e më shumë po tregohet i rëndësishëm te skuadra e Real Sociedadit. Prania e Januzajt në fushë, ndryshon gjithçka te Sociedadi për shkak të karakteristikave që i ka si lojtar, raportoi e përditshmja "AS".

Edhe pse nuk e ka shënuar asnjë gol në kampionat dhe ka vetëm katër asistime, Januzaj me teknikën dhe depërtimet nga krahu po krijon raste për lojtarët e tjerë të Sociedadit, përcjell Koha Ditore.