Sport

Kroos: Njerëzit po harrojnë se Reali i fitoi tre Champions radhazi – kjo nuk ndodhë më

Descriptive Text

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur pas eliminimit të ekipit të tij nga Ajaxi në Ligë të Kampionëve.

Gjermani është shprehur se njerëzit harrojnë shumë shpejt, duke justifikuar në njëfarë mënyre disfatën e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”.

Reali ka dalë zyrtarisht nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, e njëjta gjë vlen edhe për kampionatin, ku diferenca me Barcelonën është teorikisht e paarritshme, shkruan ksp.

“Jemi një ekip i mirë dhe e kemi treguar në disa momente të sezonit, por jemi të sinqertë, jo vazhdimisht e bëjmë këtë. Është e vështirë ta pranosh, në një javë kemi humbur gjithçka, çdo mundësi për të fituar trofe. Për mua njerëzit harrojnë shumë shpejt çfarë ka ndodhur në të kaluarën, sepse nuk është e zakonshme që një skuadër të fitojë 3 Champions radhazi. Kjo nuk do të ndodhë më. Urime Ajaxit, ishte ekipi më i mirë”, deklaroi Kroos.