Me 16 pikë epërsi dhe 12 ndeshje deri në fund, vetëm një katastrofë e madhe do të mundë ta ndalte Juventusin të mos e fitonte titullit e tetë rresht të Serie A së Italisë, shkruan AP.
Edhe nëse Napoli fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, Juventusi mund t'ia lejojë vetes të humbasë katër prej tyre, gjë që duket pak e besueshme marrë parasysh se Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje në ligë këtë stinor.
Në këtë pikë, pas fitores 2:1 ndaj Napolit të dielën mbrëma, synimi kryesor i Juventusit tash është të përfundojë stinorin pa humbje, pasi ka fituar 23 dhe ka barazuar tri herë në 26 xhirot e para në Serie A, transmeton Koha Ditore.
"Të kesh 16 pikë epërsi është e rëndësishme", thotë mesfushori i Juventusit, Emre Can. "Por, ne kemi ende shumë ndeshje para nesh dhe duam të koncentrohemi që t’i fitojmë të gjitha ato".
Can, që shënoi golin e dytë në ndeshje kundër Napolit, pati një nga paraqitjet më të mira të stinorit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)