Akuzat e pakonfirmuara të Llapit i japin zjarr garës për titull

Akuzat e pakonfirmuara të Llapit i japin zjarr garës për titull

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 04 March 2019 08:59

, 3 mars - Llapi ka mposhtur Prishtinën në derbin e xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, por është një veprim i pasndeshjes i llapjanëve që i ka dhënë zjarr garës për titull.

Duke shfrytëzuar faqen zyrtare në "Facebook", Llapi ka lëshuar një akuzë të rëndë që "Federata e Futbollit e Kosovës i ka dhënë premi 38 mijë euro Prishtinës për ta mposhtur Llapin". Kjo komunikatë ka nxitur valë reagimesh të FFK-së, por edhe të dy klubeve të tjera pretendente për titull, Feronikelit e Prishtinës. Llapi ka pretenduar se në derbi të xhiros nuk e ka mposhtur vetëm Prishtinën, por edhe FFK-në, shkruan sot Koha Ditore.

"Një ditë para ndeshjes presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38 mijë euro. Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi. Shtrohet pyetja për Komitetin Ekzekutiv, a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë apo ndodhi kjo me leje të tyre", thuhet në shkrimin e Llapit.

Të dielën, drejtori ekzekutiv-sportiv i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se bëhet fjalë për dyshime.

Duke u mbështetur në akuzën e Llapit, një akuzë ka formuluar edhe Feronikeli, që e ka bërë publike në faqen zyrtare. "Skandaloze: FFK paguan 38 mijë euro për fundosjen e Feronikelit", është titulli i shkrimit të klubit nga Drenasi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme