Sport

Berisha: Kur jemi të motivuar, jemi të pakonkurrencë

Foto: Ilustrim

Lideri i Prishtinës, Dardan Berisha, ka thënë se kur skuadra e tij është e motivuar për lojë, s’ka rivalitet në Kosovë.

Pasi Prishtina fitoi sot Kupën e Kosovës me fitore të thellë në finale ndaj Rahovecit, Berisha ka thënë që “Plisat” kanë skuadrën më të mirë në vend.

“Mendoj që kemi ekipin më të mirë. Kur të luajmë jemi të motivuar dhe të koncentruar, në ligën e Kosovës mendoj që nuk kemi konkurrencë dhe e kemi treguar sot këtë", tha Berisha, transmeton KP.

Berisha sot kontribuoi me 22 pikë në fitoren 96:60.