Sport

Prishtina betonon dominimin në basketbollin e Kosovës, rrëmben Kupën

Prishtina ka fituar pa problem Kupën e Kosovës në basketboll duke “shkelur” Rahovecin në finale me 36 pikë epërsi, 96:60.

Kryeqytetasit fituan në çdo periudhë duke dominuar vazhdimisht në ndeshje.

Pesë lojtarë të Prishtinës shënuan pikë dyshifrore, me Dardan Berishën që si lider realizoi 22. Te Rahoveci Fred Richardson shënoi 26 pikë.