Palestra “Mizahir Isma” pritet të jetë e stërmbushur për finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll.
Rahoveci e pret në shtëpi klubin më të trofeshëm kosovar, KB Prishtinën me synimin që ta befasojë superfuqinë e basketbollit kosovar, transmeton Koha.net.
Ndeshja do të nisë në ora 17:00 në “Mizahir Isma”. “Vreshtarët” pritet të sjellin një koreografi të veçantë në finalen e parë për KB Rahovecin.