Sport

Barcelona e mposht sërish Realin në Bernabeu

Pasi e mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultat prej 0-3, Barcelona e ka mposhtur edhe sot Real Madridin në Santiago Bernabeu në kuadër të ligës.

Mysafirët ishin më efikas në këtë takim, duke arkëtuar pikët e plota me rezultat minimal, transmeton Koha.net.

Ishte Ivan Rakitiq ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim kur po luhej minuta e 26 pas asistimit nga Sergi Roberto.

Në pjesën e parë gjithashtu pati një përplasje ndërmjet Sergio Ramosit dhe Leo Messi, me këtë të fundit që mori një goditje në fytyrë nga kapiteni i Real Madridit gjatë një dueli.

Barcelona në krye të tabelës tani ka 60 pikë, derisa Real Madridi në vendin e tretë ka 48 pikë.