Sport

Barça po ecën drejt “tripletës”, por ka dyshime se mund të dominojë në Evropë

Barça po ecën drejt “tripletës”, por ka dyshime se mund të dominojë në Evropë

Ernesto Valverde drejtoi Barcelonën për herë të 100-të si trajner të mërkurën dhe përfundoi duke shënuar fitoren e 68-të, ndërsa ai bëri një hap të madh para drejt arritjes së "tripletës", një gjë që më herët me Barçën e kishin arritur Pep Guardiola e Luis Enrique.

Mirëpo, mbeten dyshime të mëdha nëse Barcelona është e fortë edhe për pjesën tjetër të Evropës, siç po del e fortë për Real Madridin.