Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, pasi ka marrë qëllimisht karton të verdhë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. Lajmi është bërë i ditur nga UEFA të enjten.
Ramos mori karton të verdhë pas një faulli ndaj Kasper Dolbergut nga fundi i ndeshjes, të cilën Reali e fitoi 2:1 në Amsterdam ndaj Ajaxit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit, transmeton Koha Ditore.
Si rezultat i ndëshkimit Ramos, 32-vjeçar, ishte paraparë të mungonte në ndeshjen e kthimit që luhet të martën.
Mirëpo kjo reduktonte mundësitë që ai të suspendohej në një ndeshje më të rëndësishme në fazat e mëvonshme të garës, pasi do të fshiheshin kartonët e tij pasi të vuante suspendimin....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)