Valencia ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit ku do të takohet me Barcelonën.
Këtë kualifikim e arriti pas triumfit 1 me 0 ndaj Real Betisit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.
Rodrigo realizoi golin e vetëm të ndeshjes, që çoi rezultatin e përgjithshëm në 3 me 2, pas barazimit në ndeshjen e parë.