Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore në dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë që janë zhvilluar në Sofje, transmeton Koha.net.
Ndeshjen e parë Kosova e kishte fituar me rezultat prej 2:1 dhe ndeshjen e dytë me rezultat 4:1.
Ndeshjet u zhvilluan në qendrën stërvitore të Federatës bullgare “Boyana” në Sofje dhe të dyja shtabet teknike i kane vlerësuar si miqësore që vijnë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2021.
Këtë e ka bërë të ditur faqja e Ambasadës së Kosovës në Sofje.
Derisa ambasadori i Republikës se Kosovës në Sofje, Edon Cana i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha dhe diplomati Bujar Desku kane vizituar përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll e cila këto ditë ka qëndruar ne Bullgari.