Fiorentina e Atalanta janë ndarë baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Në një ndeshje spektakolare në Artemio Franchi ekipet barazuan me rezultat prej 3 me 3, transmeton Koha.net.
Mysafirët e nisën për mrekulli takimin e sotëm duke krijuar epërsi prej 0-2 përmes Gomezit e Pasaliqit që shënuan brenda dy minutave, 16 dhe 18.
Por, vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Chiesa shënoi në minutën e 33, kurse Benassi pas tre minutave barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë sërish mysafirët krijuan epërsinë në minutën e 58 përmes De Roonit.
Por, në minutën e 79 Muriel arriti të shënonte golin e barazimit për rezultatin përfundimtar prej 3 me 3.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale luhet më 24 prill.