Sport

Sarri mund të mos e përfshijë Kepan për derbin ndaj Tottenhamit

Foto: Reuters

Maurizio Sarri ka konfirmuar se mund ta heqë nga ekipi startues portierin Kepa Arrizabalaga nga derbi i së mërkurës kundër Tottenhamit.

Kepa u dënua me heqje të pagës për një javë pasi refuzoi që të zëvendësohej në finalen e Kupës të dielën kundër Cityt, gjë që shkaktoi një nervozizëm të madh te Sarri dhe te klubi, transmeton Koha.net.

“Nuk e di nëse ai do të luajë, duhet të vendos po ose jo. Do ta mendoj këtë nëse ai është i gatshëm, dje pati një rikthim nga lëndimi. A do të jetë titullar? Duhet ta dërgoj mesazhin te lojtarët, nëse Kepa është në fushë apo jashtë saj. Duhet të vendos se cili është vendimi më i mirë për grupin”, është shprehur Sarri në konferencë për media shkruan Football Italia.