Sport

Dortmundi u kthehet fitoreve në ligë

Pas tri barazimeve rresht, Dortmundi u është kthyer fitoreve në Bundesligë.

Skuadra lidere fitoi 3 me 2 ndaj Bayer Leverkusenit në xhiron e 23-të.

Zagadou, Jadon Sancho dhe Mario Gotze shënuan golat për “Milionerët” teksa Volland e Tah shënuan për mysafirët.

Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e 54 pikëve, tri më shumë se Bayerni. Bayer Leverkuseni është i shtati me 36 pikë.