Sport

Barazimi pa gola kthen Liverpoolin në krye, e Unitedin në pozitën e pestë

Foto: Reuters

Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë barazuar pa gola në kryendeshjen e xhiros së 27-të në Premier Ligën angleze.

Pavarësisht rasteve të mira për gol, asnjëra skuadër s’arriti të marrë pikët e plota në “Old Trafford”.

Barazimi çon Liverpoolin në krye të tabelës me 66 pikë, një më shumë se Manchester City, ndërsa Unitedin e ul në pozitën e pestë me 52 pikë. Arsenali ia zë vendin e katërt me 53 pikë, pas fitores 2 me 0 ndaj Southamptonit.